Një automjet që drejtohet nga një shtetas maqedonas përfundoi mes ujërave të lumit Shkumbin .Ky aksident ka ndodhur në rrugën Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur Bushtrice dhe sipas policisë shoferi quhet Pero Jordnov. Makina doli nga rruga dhe përfundoi 100 metra poshtë ne ujërat e Shkumbinit për fat drejtuesi i mjetit shpëtoi pa u dëmtuar. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti rrugor.












