Një e moshuar ka rënë pre e grabitjes dhe e dhunës pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë. Në një video publikuar nga “jeta osh qef” shihet se si e moshuara që mezi ecte është tërhequr nga një i ri për krahu. Ajo ka tentuar ti bëjë rezistencë por nuk ka pasur fuqi. Grabitësi pasi i ka marrë kuletën e ka shtyrë në një pusetë të moshuarën.











