• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si mund të takoni shpirtin tuaj binjak?

admin by admin
14 February, 2016
in Global Image
0
Si mund të takoni shpirtin tuaj binjak?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dashuria
A e dini se shumica e njerëzve thonë se e kanë njohur partnerin përmes shokëve të përbashkët? Një pjesë tjetër janë takuar në punë, në mjedise shoqërore apo në evente të tjera. Por ka edhe nga ata që preferojnë më shumë të shkëmbejnë numrat e telefonit që në fillim.

Ne takojmë vazhdimisht njerëz të rinj nga një mori të panjohurish. Cilët nga këta persona do të bëhen partnerët tanë romantikë dhe sa ndryshim përbën vendi ku i takojmë?
Përgjatë një dite mund të themi se ne përballemi me të paktën një person që nuk e kemi njohur më parë. Qoftë ky një shitës dyqani apo prezantimi i një miku të përbashkët, ne vazhdimisht ndërveprojmë me të panjohurit. Ne mbase nuk do t’i shohim kurrë sërish këta njerëz, por disa prej të panjohurve mund të bëhen miqtë tanë ose pse jo, të dashurit tanë.
Kërkimi i një partneri/e, nga ana tjetër, është një proces që jo për të gjithë shkon njëlloj. Uebsajtet e njohjeve online kanë treguar se nuk mund të mbështeteni te takimi i rastësishëm me të panjohurit për të gjetur një partner të mundshëm. Nëse jeni me fat, një kërkim sistematik virtual mund të prodhojë një njohje reale që pse jo, mund të përfundojë në dashuri.
Cila mënyrë në gjetjen e një partneri ju sjell rezultatin e dëshiruar? Ka pak të dhëna mbi këtë çështje, ndoshta për shkak se kërkuesit janë në gjendje të gjurmojnë vetëm çiftet që janë njohur fillimisht online.
Teori të vjetra e kundërshtuan idenë e ngjashmërisë me idenë të “kundërtat tërhiqen”, si mënyra më e mirë për të prodhuar një marrëdhënie të qëndrueshme. Të dyja teoritë e konsideronin afërsinë një plus: njerëzit që jetojnë pranë njëri-tjetrit shpesh kanë lidhjet më të rëndësishme për shkak të faktorëve që çojnë në krijimin e afërsisë dhe stabilitetit. Me fjalë të tjera, njerëzit që jetojnë në një lagje, për shembull, kanë më tepër gjasa të kenë një status social të njëjtë, të ardhura të ngjashme dhe ndoshta të njëjtën racë ose etni. Këta faktorë mund t’i bashkojnë njerëzit mbi baza sociologjike, por ndonjëherë gjithashtu i bashkojnë njerëzit për nga aspekti psikologjik.
Njohja e dashurisë
Në shekullin XX, shumica e çifteve njiheshin përmes familjarëve të tyre, por në vitet 1940, miqtë i shmangën pjesëtarët e familjes si ndërmjetësuesit e dashurisë. Megjithatë, pasi shifra u rrit nga 20 për qind në vitin 1940, në 40 për qind në vitin 1990, në vitet 2000 e në vazhdim, përqindja e miqve që bënin shkuesi shkoi në 30 për qind. Kjo ndodhi kryesisht për shkak të internetit, të cilin njerëzit po e përdorin për të gjetur personin e zemrës.
Në një anketim të kryer te 2373 amerikanë, një numër i konsiderueshëm i 18-34-vjeçarëve e njohën personin e tyre të zemrës nëpërmjet miqve të përbashkët, rreth 39 për qind. Kjo ishte më shumë sesa mënyrat e tjera si për shembull njohjet online. Rreth 22.3 për qind e të anketuarve thanë se e kishin njohur partnerin në ambiente sociale si lokale, qendra apo takime.
17.9 për qind e tyre thanë se ishin njohur në mjedisin e punës, ndërsa 9.1 për qind përmes uebsajteve të njohjeve online. Një shifër më e vogël, 5.8 për qind ishin njohur në rrjetet sociale, ndërsa 6 për qind në rrethana të tjera.
Të pyetur për marrëdhënien e krijuar së pari me personin e saponjohur, 40 për qind u përgjigjën se fillimisht kishin qenë miq platonikë, ndërsa 35 për qind e tyre thanë se ishin lidhur pas një serie takimesh. Ndërkohë, 24 për qind e të anketuarve u shprehën se e filluan flirtimin menjëherë.
Kërkimet tregojnë se rreth 59 për qind e amerikanëve e shohin njohjen online si një mënyrë të shkëlqyer për të takuar njerëz, por kjo nuk përputhet me realitetin, pasi vetëm 10 për qind e njerëzve njihen online. Të pyetur në një anketë tjetër, 1000 persona u përgjigjën se ishin njohur gjatë ngjarjeve sportive (12 për qind) ndërsa 11 për qind ishin njohur në festivale muzikore.
Në 15 për qind të rasteve, të anketuarit e kishin njohur partnerin/en në evente edukuese, bamirësie apo në takime me shkollën e dikurshme. Kjo ka kuptim, pasi në këtë rast njerëzit ndajnë vlera të përbashkëta.
Reagimi pas një takimi
Rreth 35 për qind e pjesëmarrësve në studim u shprehën se pasi ishin takuar, kishin shkëmbyer numrat e telefonit. Një shifër më e vogël, kishin shkëmbyer puthje që në njohjen e parë apo ishin kapur prej dore. Rreth 16 për qind të njerëzve kishin kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, ndërsa vetëm 10 për qind pranojnë se kanë rënë menjëherë në dashuri.
Këshilla për të gjetur shpirtin binjak
Përpara se të jeni gati për të njohur një person ndaj të cilit do të përkushtoheni, së pari duhet të shijoni vetminë. Gjeni gjërat që ju interesojnë, vlerësoni personat që keni afër si miq apo familjarë. Ndiqni një karrierë të qëndrueshme dhe nxisni krenarinë dhe personalitetin e fortë te vetja.
Dëshironi të gjeni shpirtin binjak? Atëherë duhet të kultivoni te vetja tipare të dëshirueshme nga të tjerët. Gjithashtu bëni një listë të tipareve që ju pëlqejnë më shumë te një partner/e. Ndoshta ju tërheq sensi i humorit apo një buzëqeshje e ëmbël. Apo preferoni personat atletikë; të gjitha këto duhet të shërbejnë për ta pasur të qartë në mendje se çfarë do, e kjo do ta bëjë më të lehtë t’i dalloni edhe te të tjerët.
Është shumë e rëndësishme që të jeni mendjehapur dhe të eksperimentoni për të kuptuar se çfarë pëlqeni vërtet te një person. Largoni nga jeta juaj personat që ju tundojnë, por të cilët nuk mund t’i keni për një lidhje serioze pa u përfshirë në një tradhti.
Do t’ju shërbente shumë nëse krijoni një rrjet miqsh nga fusha të ndryshme, pasi miqtë ju ndihmojnë shumë në njohjen me njerëz të rinj dhe me interesa të përbashkët.
Gjithashtu jini miqësor dhe kuptoni se cilat janë mënyrat që njerëzit përdorin për të flirtuar. A e dini se një nga mënyrat më të përhapura është buzëqeshja? Mënyra e dytë më e përhapur që t’i afroni të tjerët është pohimi dhe mbështetja e fjalëve tuaja, të tjetra janë vazhdimi i bisedës, gjuha e hapur e trupit, ndarja e detajeve personale, kontakti me sy dhe ngritja e pyetjeve. /Burimi: Psychology Today

Previous Post

FOTO/ Modelja më e nxehtë amerikane

Next Post

FOTO LAJM/ Shkëlzen Berisha një kartolinë për Shën Valentin

admin

admin

Next Post
FOTO LAJM/ Shkëlzen Berisha një kartolinë për Shën Valentin

FOTO LAJM/ Shkëlzen Berisha një kartolinë për Shën Valentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.