Pasi ka plagosur me thikë një person, është arrestuar nga policia Denion Çobo, 20 vjeç banues në Përmet.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të rinjve.
I arrestuari ka goditur me thikë në pjesën e gjoksit duke i shkaktuar dëmtime të rënda shtetasit D. J., 19 vjeç, banues në Përmet, raportojnë burimet zyrtare të policisë.
Pas plagosjes D. J., u dërgua në Spitalin Rajonal Gjirokastër në gjendje të rëndë.
Materialet në ngarkim të shtetasit Denion Çobo i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.











