• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ERGISA BEJKOLLARI/ Nuk e dua teserën e PS-së, më lini të zgjedh vetë…!

admin by admin
15 February, 2016
in Kronika
0
ERGISA BEJKOLLARI/ Nuk e dua teserën e PS-së, më lini të zgjedh vetë…!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
ergisa bejkollari1

Ergisa Bejkollari

Unë jam një studente e fakultetit ekonomik,e sapodiplomuar. Gjatë këtyre 3 viteve fakultet nuk kopjova, nuk kisha mik sepse prindërit e mi nuk njohin askënd, dhe prandaj në vend të këtyre zgjodha të mësoja 14 orë në ditë, dhe të punoja.
Mund të mos jem studentja më ekselente apo 22-vjeçarja më intelektuale, por jam një studente që notat e larta, punën në një institucion bankar dhe të gjitha gjërat e tjera në jetë i kam arritur vetë. Jam e vetëdijshme që nuk bëhem dot drejtoreshë që nesër por ama, di që puna, notat dhe formimi im nuk varen nga një pushtet 4-vjeçar.
Kur gjërat i arrin me forcat e tua, në fund të ditës gjëja më me vlerë që ke fituar është liria për të zgjedhur dhe për të mos lejuar askënd të vërë në diskutim meritën tënde. Unë i kam këto privilegje sepse i kam fituar vetë. Nuk më detyron dot askush të shkoj as majtas, as djathtas sepse i kam provuar vetes që do të eci shumë mirë, edhe nëse zgjedh të eci drejt.
Kur mua më propozuan në shtator të bëhem pjesë e aktiviteteve rinore të organizuara nga ministria, me kushtin që të bëhem pjesë e strukturave të partisë, unë thashë “jo”. “Jo” u thashë dhe të gjitha telefonatave bezdisëse që mora 5 muaj më vonë. “Jo” i thashë dhe asaj shfaqjes për fasadë të anëtarësimit të 300 studentëve ekselentë.
Por pavarësisht “Jo-së” sime të madhe, një ditë më vjen një mesazh: “Paraqituni për të tërhequr kartën e anëtarësisë”. Pra pa vullnetin tim, falë këmbenguljes dhe ambicies për të shtuar anëtarë të të rinjve të partisë, unë tani jam një anëtare. Forume rinore dhe struktura politike që angazhojnë të rinjtë ka kudo nëpër botë.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por ajo që po ndodh në Shqipëri është përdorimi i tyre si mjete për t’u katapultuar në pushtet dhe para, kaq shpejt, kaq thjesht. Ne po u mësojmë 22-vjeçarëve e më herët që nëse ti mbështet qorrazi një parti, pa ditur as ideologjinë e saj, mund të bëhesh specialist ose drejtor.
E dini sa i rëndësishëm është vullneti, shpresa, ëndrra e një të riu sidomos në një vend të vogël si ky i yni? Është thelbësore. Po s’e bëmë ne ndryshimin, ne që shohim dokumentarë, bëjmë mastera jashtë shtetit, zhvillojmë kurse online, kush do ta bëjë? Unë mund edhe të kisha zgjedhur ta shfrytëzoja këtë “kartë të bekuar”.
Madje mund edhe të zgjedh të përfshihem në politikë në mënyrë aktive. Por nëse do ta bëj, do të jete zgjedhja ime, me vetëdije të plotë. Nuk e bëj sepse mendoj që një 22-vjeçar nuk e ka formimin e nevojshëm për të dhëne diçka në politikë. Më tej, mendoj se një 22-vjeçar vetëm mund të marrë nga politika dhe të them të drejtën, atë që politikanët tanë ofrojnë nuk e dua edhe sikur të ma falin!
Unë nuk zgjedh ta shfrytëzoj anëtarësimin sepse nuk dua që pas disa vitesh e gjithë sakrifica ime të zerohet me fjalinë: “Hë se atë e futi partia”. Dhe në fund, unë nuk e zgjedh sepse Kushtetuta e vendit tim demokratik më jep të gjithë të drejtën për të mos e bërë. Tani, në fund i drejtohem “kuadrove” përgjegjëse për anëtarësimet, të cilët shpresoj ta kenë marrë këtë radhë përgjigjen: Jo, nuk e dua teserën tuaj të partisë!

Previous Post

Përmet, përleshen me thika, godet shokun në gjoks e bën për spital

Next Post

Hollandezet zbulojne portin e klandestinëve shqiptarë drejt Britanisë

admin

admin

Next Post
Hollandezet zbulojne portin e klandestinëve shqiptarë drejt Britanisë

Hollandezet zbulojne portin e klandestinëve shqiptarë drejt Britanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.