Pas refuzimeve masive për azil në vendet të Europes, shqiptarët kane zbuluar një tjeter rruge për të ikur nga vendi. Behet fjale për rrugen detare midis Holandës dhe Britanise se Madhe, ku numri i klandestinet shqiptar është në rritje.
Numri i klandestinet shqiptarët që tentojnë të kalojn ilegalisht nga Holanda në Britaninë e Madhe është në rritje. Shifrat zyrtare që abc news i siguroi nga Ministria Holandeze për Siguri dhe Drejtësi, tregojnë se gjatë vitit 2015 në vetëm në një nga tre portet e Holandes, atë të Howk Van Holland, janë arrestuar 105 shtetas shqiptarë. Të arrestuarit fshiheshin në kamionet e mallrave, që transportoheshin me anije drejt Britanisë së Madhe.
Shqiptarët renditen të parët ndër klandestinët e kombësive të ndryshme. Nga 455 klandestinët e arrestuar, gjatë gjithë vitit të kaluar në këtë port, 25% e tyre ishin shqiptarë.
Shifrat zyrtare nuk përcaktojnë numrin e saktë të shqiptarëve që kane mundur të kalojnë kufirin. Por është e qartë tendenca e shtimit të numrit të klandestinëve shqiptarë në Hollandë.
Sipas zëdhënëses së ministrisë holandezë për Siguri dhe Drejtësi, Janet Takens, prej fillimit të vitit 2015, kontrollet në portet e Hollandës janë intensifikuar, për të shmangur një situatë të ngjashme me atë në Kale të Francës, ku aktualisht mijëra emigrantë presin të kalojnë ilegalisht kufirin drejt Britanisë së Madhe.












