Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi vizitën e djeshme të Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë dhe çfarë u diskutua me të në takimin me kryedemokratin Lulzim Basha.
Sipas Palokës, për nga vëmendja e kushtuar Kerry barazoi Bashën me Ramën, ndërsa ra dakord me qëndrimin e opozitës për reformën në drejtësi.
“Tre ishin çështjet që u diskutuan, dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në të gjitha këto çështje pati një koherencë të plotë. Gjithsecili ngriti problemet, çështjen e zgjedhjeve e ngritëm ne, shumë shpejt do jetë çështje kryesore që do diskutohet pas reformës në drejtësi. Dekriminalizimi u vlerësua nga vetë sekretari edhe në konferencën për shtyp, këtë bëri edhe me ne. U diskutua gjerësisht edhe reforma në drejtësi, pati dakordësi të plotë për qëndrimin e opozitës. Nuk ka asnjë pikë dyshimi, ajo që u ra dakord ishte që kjo reformë të bazohet në parimet e komisionit të Venecias, këtë s’mund ta kundërshtojë njeri po ashtu edhe u theksua lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, ishim në koherencë të plotë me Sekretarin e Shtetit. Në këto pika që sapo thashë çdo gjë rakordoi, ishte vlerësim pozitiv edhe ky aspekt i bisedës për PD që ka ngritur dhe i ka qëndruar parimeve të saj”, shpjegoi Paloka.
Në këtë rast u mbështetën kauzat, u mbështet dekriminalizimi dhe lufta ndaj korrupsionit, edhe kjo kauzë e ngritur nga ne, tha Paloka.
Edhe deputetja Jorida Tabaku e cila ishte pjese e delegacionit te Partisë Demokratike ne takimin me Sekretarin Amerikan te Shtetit John Kerry, mesditën e se dielës tha se ky takim është mjaft i rendesishem per opozitën jo vetëm per çështjet qe ngritën gjate bisedës por edhe per vete faktin se Sekretari Amerikan i Shtetit vendosi Partine Demokratike ne pozicion te barabarte ne axhenden e tij te shkurtër ne Tirane.
Tabaku shpjegon se gjate bisedës me Sekretarin Amerikan te Shtetit, u diskutua edhe reforma ne drejtësi, per te cilën opozita rikonfirmoi gatishmërinë per te punuar për nje reforme sipas standardeve evropiane.
Dekriminalizimi si nje proces i iniciuar nga opozita dhe nevoja per një reforme zgjedhore qe garanton nje proces elektoral te lire e te ndershëm, ishin gjithashtu çështjet qe u ngritën ne takim.












