Oficeri shoqërues i kryeministrit Edi Rama ka rrahur policin roje tek dera e selisë së PS. Të paktën ky është njoftimi më i fundit që qytetari dixhital ka dërguar përmes një sms tek ish-Kryeministri Berisha.
“Pershendetje Doktor, sapo ndodhesha ne rrugen ku eshte selia e Partise Socialiste. Tani ne keto momente tek PSja, oficeri i Rames, Bujar Xhafa, i gjuajti me grusht dhe shqelma dhe i nxori armen policit roje se perse nuk ka larguar nje qytetar qe i ka shku Rames per nje hall. U tmerrova. Ky edhe oficeret i ka te droguar ose psikopat si vetja. Ose ndofta te shkretet sillen keshtu nga halli qe mos te hajne grushtat vet nga Rama”, thuhet në njoftimin e Berishës











