Një zjarr i cili ra sot në mëngjes në lagjen nr. 5 të qytetit të Durrësit alarmoi policinë rajonale. Prezenca e pazakontë e uniformave blu lidhej me faktin se zjarri kishte rënë në pallatin ku kishte banuar Gazmend Çollaku i cili është vrarë në fillim të janar të këtij viti, pasi u rrëmbye.
Shpërthimi dhe më pas zjarri shkaktuan jo pak panik te banorët e pallatit,të cilët fillimisht dyshuan për ndonjë shpërthim eksplozivi të qëllimshëm, por më pas u sqarua se ishte një zjarr i cili nuk kishte rënë në apartamentin në pronësi të Gazmend Çollakut por në një tjetër që ndodhet na katin e fundit të pallatit.
Zjarrfikësit sqaruan se shkak i zjarrit kishte qenë një bombol gazi shpërthimi i së cilës shkaktoi vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar te pjesëtarët e familjes.











