• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkëlqim Cani humbi vendin e punës pse nuk i dha koncesionin vëllait të Edi Ramës

admin by admin
16 February, 2016
in Politika
0
Shkëlqim Cani humbi vendin e punës pse nuk i dha koncesionin vëllait të Edi Ramës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mosmarrëveshjeve të kohëve të fundit në lidhje me projektin e debatuar të koncesionit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ministri i Financave Shkëlqim Cani humbi vendin e tij të punës sot për t’u zëvendësuar nga Arben Ahmetaj.

Me një njoftim të shkurtër, Këshilli i Ministrave njoftoi sot se kryeministri Edi Rama ka “informuar ministrin Cani për zëvendësimin e tij me një koleg tjetër”, ndërsa nuk dha arsye konkrete për shkaqet e shkarkimit. Paralelisht, Rama mësohet se emëroi si ministër financash Arben Ahmetajn, i cili deri tani ka qenë ministër i Ekonomisë.
Cani, 60 vjeç, është profesor në ekonomi dhe ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë. Gjatë mandatit të tij qeverisës si ministër financash marrëdhëniet e tij me kryeministrin kanë qenë shpesh të ngrira, ndërsa ai qe ministri i vetëm i kabinetit qeveritar aktual i cili refuzoi në mënyrë të përsëritur kërkesën e Ramës për dorëheqje nga mandati i deputetit, kërkesë të cilën e pranuan të gjithë ministrat e tjerë të kabitetit.
Për rrjedhojë, Cani do të vijojë të jetë deputet.
Marrëdhëniet e Canit me Ramën duket se u përkeqësuan gjatë muajve të fundit në lidhje me projektin për dhënien me koncesion të sistemit për gjurmimin e faturave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, një koncesion që fillimisht qe një propozim i pakërkuar i dorëzuar te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Pikërisht ministri Ahmeti do të zëvendësojë Canin si ministër financash gjatë kohës kur pritet të kryhen edhe procedurat për tenderin e koncesionit.
Burime të mirëinformuara kanë raportuar gjatë javëve të fundit se mbi ekspertët e Ministrisë së Financave ka pasur presion të lartë në lidhje me këtë koncesion, përfshirë së paku një dorëheqje.
BIRN mësoi më herët se kërkesa për koncesion është kryer nga një kompani me bazë në Hong Kong, pronarët e së cilës qenë fshehur pas kompanive guaskë të regjistruara nëpër parajsat fiskale. Më pas, administratori i kompanisë M.Pos, i tha BIRN se bisedimet për këtë koncesion janë ndjekur nga partneri shqiptar, kompania MCN.
BIRN zbuloi gjithashtu se partneri lokal i M.POS Limited është një kompani shqiptare e quajtur MCN sh. p. k., pronari i së cilës, Endri Meksi, është gjithashtu ortak në një kompani tjetër të regjistruar në Tiranë me vëllanë e Kryeministrit, Olsi Rama.
Zyra e kryeministrit Rama iu përgjigj pyetjeve të BIRN duke argumentuar se nuk ka ende asnjë tender dhe rrjedhimisht nuk mund të diskutohet për një konflikt të mundshëm interesi.
“Në momentin që flasim nuk ka asnjë garë apo tender të çelur për partneritetin publik privat në fjalë. Nëse Ministria e Financave do të vendosë ta hapë një garë të tillë, aty do të mund të konkurrojnë të gjitha kompanitë e interesuara”, tha zyra e kryeministrit.
“Nga ana tjetër siç lehtësisht mund të konstatohet, Kryeministri Rama nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë në asnjë rast e për asnjë arsye marrjen e ndonjë vendimi nga qeveria shqiptare që përbën konflikt interesi. Çdo insinuatë e paraqitur si fakt është thjesht një spekulim”, përfundon reagimi.
Beteja për koncesionin, të cilin qeveria parapëlqen ta quajë Partneritet Publik Privat ka vijuar prej më shumë se një vit nëpër korridoret e Ministrisë së Financave, ku një pjesë e funksionarëve të ministrisë raportohet se kanë bërë rezistencë në mënyra të ndryshme ndaj projektit.
Vitin e kaluar, një letër e Ministrisë së Financave për qeverinë rrodhi në media dhe në të bëhej e qartë se Ministria e Financave e kundërshtonte idenë e këtij koncesioni.
Vetë ministri Cani në përgjithësi ka shmangur të mbrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë projektin duke parapëlqyer që zëvendësministrja Irena Beqiraj të flasë për të.
Gjithsesi, Cani në Kuvendin e Shqipërisë, mbajti një fjalim të gjatë në mbrojtje të koncesionit duke argumentuar se ky koncesion është ndryshe nga ato të dhëna nga qeveria paraardhëse.
Kjo është hera e dytë që Cani hyn në mosmarrëveshje të thella me kryetarë partish. Herën e parë, kur ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë në vitin 2003, hyri në konflikt me ish-kryeministrin Fatos Nano në lidhje me kërkesën për lejimin e blerjes së Bankës Kombëtare Tregtare nga një bankë e vogël turke. Cani refuzoi ta firmosë dhe u përball me disa kontrolle audituese që sollën arrestimin e ish-zëvendësguvernatorit Dhame Pite. Konflikti u mbyll pasi Cani nuk u rikandidua më për postin e guvernatorit kur mandati i tij përfundoi në vitin 2004. Pasardhësi i tij Ardian Fullani firmosi menjëherë transaksionin për shitjen e BKT-së.

Autor: Gjergj Erebara
BIRN
Tiranë

Previous Post

JO VETËM HUMOR/ Arben Ahmetaj te Financat…!

Next Post

Taulant Balla përgëzon, por nuk di pse u shkarkua Shkëlqim Cani

admin

admin

Next Post
Taulant Balla përgëzon, por nuk di pse u shkarkua Shkëlqim Cani

Taulant Balla përgëzon, por nuk di pse u shkarkua Shkëlqim Cani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.