Gruaja e Vasil Bibës po hetohet nga policia për shkak të disa dyshimeve që lidhen me denoncimin e saj dhe sjelljen pas denoncimit.
Vasil Biba, ndërtuesi i gjetur në Dajt ekzekutuar me dy plumba ishte zhdukur që prej 1 dhjetorit të vitit 2015.
E shoqja e tij, ka bërë kallëzimin në polici një javë më pas për zhdukjen e bashkëshortit. Nga mënyra se si ka bërë kallëzimin e shoqja e Bibës, janë ngjallur dyshime, shkruan panorama.
Së pari, ajo e dinte që bashkëshorti i saj ka qenë vazhdimisht nën kërcënim për mashtrimet që kishte kryer dhe se i pashpjegueshëm fakti që ajo ka pritur 1 javë për të bërë denoncimin.
Së dyti, ajo ka lënë adresa dhe numra kontaktesh të rreme teksa ka bërë dëshminë dhe më pas u largua pa lënë gjurmë.











