Një çift në Rusi, ditën e martesës së tyre kanë përfunduar duke u zënë dhe duke u ndarë përfundimisht.
Në video duket kur nusja e veshur me vello, del jashtë makine dhe dhëndri mundohet ta ndalojë dhe ta fusë me forcë në makinë, por nuk ja doli mbanë.
Nusja ka arritur të ikë dhe dhëndri u kthye vetëm në makinë. E gjithë kjo histori ndodhi në mes të rrugës, dhe u pa nga qindra kalimtarë dhe shoferë që ndodheshin në atë aks rrugor.












