Berisha i kërkoi sot kryeministrit Edi Rama të njoftojë qytetarët për 2700 muxhahedinët iranianë që qeveria shqiptare do të presë në kampin e refugjatëve në Tiranë.
Ish-kryeministri kritikoi qeverinë për fshehjen e lajmit dhe përpjekjen që ta manipulojë vizitën e sekretarit Kerri në Tiranë për qëllime propagandistike.
Sipas Berishës pas heshtjes së Ramës dhe qeverisë shqiptare u detyrua zyrtari i Departamentit të Shtetit të njoftonte në lidhje me marrëveshjen për muxhahedinët.
“Ata e panë se qeveria po ua fshihte qytetarëve të vet këtë gjë, dhe ata nuk mund ta pranojnë këtë. E bënë transparente marrëveshjen”, tha deputeti i PD-së, Sali Berisha











