Policia italiane e Breshias ka arrestuar gjatë një kontrolli rrugor shqiptarin me inicialet K. A., i datëlindjes 1992 rezident në Gjermani. Në makinën e tij janë gjetur fshehur në pjesën e motorit 15 kg kokainë mjaft e pastër e koleksionuar në 14 pako.
Mungesa e motivimit të udhëtimit në Itali nga ana e shqiptarit ka shtuar dyshimet e policisë rrugore italiane, e cila ka shoqëruar makinën e shqiptarit në stacionin më të afërt policor.
Pas një kontrolli të specializuar është identifikuar modifikimi i makinës në pjesën e poshtme të motorit, ku janë gjetur rreth 15 kg kokainë e pastër e ndarë në 14 pako.
Sipas policisë italiane lënda narkotike do të sillte në treg një përfitim ekonomik prej 1 milionë e 500 mijë euro.
Shqiptari A. K., është shoqëruar me urdhër arresti në burgun “Canton Mombello” të qytetit të Breshias.












