• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjergji Thimio “arratiset” nga burgu denoncon në TV: Edi Rama dhe Koco Kokëdhima hajdutë ikonash, Saimir Tahiri më ka kërcënuar

admin by admin
18 February, 2016
in Kronika
0
Gjergji Thimio “arratiset” nga burgu denoncon në TV: Edi Rama dhe Koco Kokëdhima hajdutë ikonash, Saimir Tahiri më ka kërcënuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga burgu, në News24 për të folur për të vërtetën e tij. Koleksionisti Gjergji Thimio ka marrë leje nga burgu dhe ka mbërritur në studion e News24, në rubrikën Opinion për të folur për akuzat ndaj tij të bëra nga kryeministri Edi Rama.
Gergj Thimio ka akuzuar Edi Rmën dhe Koco Kokëdhimën të cilët nën ndikimin e Anastas Janullats, grabitën koleksionin te tij të ikonave. Po kështu ai ka akuzuara edhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahrii për kërcënim me jetë dhe përdhunimin  e gruas.
Thimio tha se operacioni i arrestimit të tij dhe sekuestrimi i veprave të artit ishte një njollë turpi në gjoksin e policisë shqiptare.
“Nuk ishte operacion për të luftuar trafikun e veprave të artit. Ishte një shoë. Ishte një operacion banditesk, kriminal, i ideuar në skutat më të errëta nga qarqet shoviniste. Zhduku një nga muzetë e licencuar në Ballkan, mbi 3 mijë objekte. Mbronte ekzistencën e shtetit shqiptar”, deklaroi Thimio.
“Ai tha se ‘Gjergji Thimio nuk është ashtu si e etiketoi kryeministri’. Kryeministri pas këtij operacioni është shprehur para mediave ‘Falënderoj policinë për kapjen e kësaj bande’. Koleksionin tim të ligjshëm e quajti një thesar në duart e trafikantëve. Zoti Kryeministër më dënove padrejtësisht,. Gjegji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligjet. Galeria ime ishte veprimtari e aprovuar nga Ministria e Kulturës. Unë nuk jam hajdut. Të gjithë aktivitetin tim e quajte të paligjshëm, aktiviteti im është i ligjshëm”, u shpreh koleksionisti.
Ai ka treguar foto, në të cilat shfaqet edhe kryeministri Edi Rama, gjatë ekspozitave të tij, ku janë shfaqur pikërisht pikturat dhe veprat e sekuestruara.
“Kjo është ekspozita e parë e organizuar nga Kryeministri Edi Rama, këtu është trupi diplomatik, në të njëjtën ekspozitë. Limpreht ka urdhëruar që të bëhej dokumentari Heronjtë e Shqipërisë për ekspozitën time. Në vitin 2006 është organizuar në Shqipëri një konferencë për luftën kundër trafikut të veprave të artit. Ja ku janë ikonat që Kryeministri i quajti të vjedhura”, ka vijuar më tej Thimio.
Gjergji Thimio akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se e ka kërcënuar me kokën e vajzës. Megjithëse u pyet nga gazetarët për më shumë detaje lidhur me këtë pretendim, Thimio nuk pranoi të fliste më gjatë. Ai këmbëngul se ka vepruar në përputhje me ligjin, dhe është dënuar padrejtësisht.
“Zoti kryeministër unë do të të akuzoj publikisht dhe do të denoncoj. Nuk e kemi sistemin e drejtësisë të kalbur pavarësisht se me keni dënuar padrejtësisht. Unë jam arrestuar për ikonën e Onufrit. Aktualisht ndodhet në muzeun historik kombëtar. Gjergji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligji.”- shprehet ai.
Gjergji Thimio thotë se është i sigurt për ndikimin e kryepeshkopit Janullatos në arrestimin e tij.
“Këtu është ndikimi i Anasatas Janullatos. Unë jam nga Vithkuqi i Korçës, jap nipi i priftit që u helmua nga patriarkana, pasi këndohej shqip në kishë. Kam nënshtetësi e pasaportë amerikane. Dhe një nga shkaqet që unë jam arrestuar është implikim i qarqeve sllavo-ortodokse dhe Anasatas Janullatos”, u shpreh ai.
Sipas Thimios, policia fshehu procesverbalin origjinal të sekuestrimit të ikonave.
“Unë nuk kam firmosur  procesverbalet e sekuestrimit. Nuk janë 1170 sa tha policia, në procesverbal mbetën 174. Policia fshehu procesverbalin origjinal dhe nuk ma jepte. Muzeu im ka patur mbi 3000 objekte, një pjesë e mirë e tyre ka qenë e regjistruar, një pjesë ka qenë vepra arti pa rëndësi dhe një pjesë tjetër ka qenë e një niveli të mesëm, për të cilën unë kam kërkuar të ngrihet një grup pune për inventarizimin”, theksoi Thimio.
I pyetur se si ka arritur t’i zotërojë këto pasuri, Thimio u shpreh se një pjesë kanë qenë të babait të tij, prift dhe një pjesë i ka mbledhur në jug të vendit, duke i shpëtuar nga Greqia dhe shkatërrimi. Ai tregoi një rast, ku një ikonë e kishte marrë nga dera e haurit të një fshatari.
“Unë jam shprehur dhe i kam dërguar një relacion ambasadës së SHBA-ve. Aktualisht është një material i plotë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Koleksionin e monedhave të Alekesandrit i ka pasur babai im që në 1974, babai im ka qenë prift. E ka njohur edhe Rita Marko. Unë kam bredhur gjithë jugun dhe i kam mbledhur për t’i shpëtuar nga Greqia. Në kohën e diktuaturës i kemi ruajtur fshehtas. Babain tim kanë dashur ta dënojnë por ka shpëtuar sepse ka qenë partizan, ka pasur vëllain dëshmor dhe ka qenë mik i Rita Markos. I kam denoncuar në SHISH dhe punën time nuk ka shqiptar që ta dorëzojë. Gjergji Thimio është nga ata që këto vepra i kam dorëzuar me certifikata. Limpreht më bëri hero të Shqipërisë”, tha ai.
Thimio akuzoi drejtpërdrejt për arrestimin e tij dhe operacionin “Ikona” kryeministrin Edi Rama, deputetin Koço Kokëdhima, kreun e ALUIZNI-t Artan Lame si dhe ish-drejtorin e Muzeut “Onufri”, Sami Starovën.
“Sami Starova i vidhte ikonat e Onufrit dhe ja jepte Edi Ramës. Kokëdhima më ke kërkuar të çoj koleksionin tim në Itali e Francë kundrejt pagesës prej 1 milion e 100 mijë euro por nuk kam pranuar se ke dashur ta zëvendësosh me vepra të falsifikuara. Me ligjin e vitit 1996 njihet e drejta e koleksionimit. Koleksionet dhe muzeumet private i kam përkrahur i pari. Veprat e mia janë të regjistruara në qendrën e inventarizimit. I kam shpëtuar nga shkatërrimi. M’i vodhi Koço Kokëdhima që e mbante nipin tim në krah e i thoshte do të çoj në shkollë, ja ngriu buzëqeshjen në buzë”, tha koleksionisti.
“Thirrje kryeministrit: Hiq dorë nga kërcënimet! Në burgun e Fierit në datë 25 shtator, para apelit oficeri i policisë së burgut, Fitim Mora më solli deklaratën ta firmosja në emër të Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, që mos të flisja në apel për ta, për Toni Blerin. Më kanë çuar letra, vajzës do t’ia presim kokën si ISIS, gruan do ta përdhunojmë”, deklaroi ai.  (Thimio tregon fotot e veprave të tjera që sipas tij kanë qenë të tijat).
“Kryeministër hajdut Edi Rama, nuk ta kam frikën. Prokuroria të nisë hetimet. Akuzoj për operacionin Ikona, deputetin Kokëdhima, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ikonat i ka vjedhur Koço Kokëdhima. Zoti Llalla ja ku është hajduti (tregon në ekran, deputetin Kokëdhima). Ato janë ikona të David Selenicës”, deklaroi koleksionisti Thimio.
Koleksionisti Thimio i bëri thirrje publikisht Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ambasadës Amerikane të mbrojnë familjen dhe jetën e tij.
“Zoti prokuror i përgjithshëm nis hetimet për Ramën, Kokëdhimën dhe Tahirin, dhe më mbro jetën. Unë kam dalë nga burgu për sjellje të mirë. I bëj thirrje Ambasadës së SHBA ju lutem më mbro familjen dhe veten time me këtë denoncim publik që i bëj Ramës, Kokëdhimës, Tahirit, prokurorit Karanxha. Unë nuk e di si do dal nga studio tani, kam frikë mos ha plumbin kokës”, deklaroi koleksionisti.
Ai u shpreh i bindur se do të fitojë mbi padrejtësinë që po i bëhet. 
“Në fund të fundit zoti zgjodhi Gjergji Thimion për të mbrojtur ikonat”, tha ai.
“Më ke futur me një të sëmurë psikik të më eliminonte fizikisht në burg. Më vjen mirë që televizioni juaj ka bërë një investigim, paska dhe televizion të pandikuar”, theksoi Thimio.
largea_thimio-jpg1402508371

Previous Post

DETAJE/ Zbulohen abuzimet e kreut të Tatimeve të Tiranës

Next Post

Presioni dhomave të Tregtisë, tërhiqen deputetët kërkojnë më shumë kohë për projektligjin

admin

admin

Next Post
Presioni dhomave të Tregtisë, tërhiqen deputetët kërkojnë më shumë kohë për projektligjin

Presioni dhomave të Tregtisë, tërhiqen deputetët kërkojnë më shumë kohë për projektligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.