Foto Ilustruese
Një aksident me një të vdekur ka ndodhur në një minierë të Tropojës.
Aksidenti ka ndodhur në një nga minierat e Zogajt.
Bashkim Sadikaj, 40 vjeç, ka qenë duke punuar në minierë, kur në rrethana ende të pasqaruara, një aksident i ka marrë jetën atij.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat p hetojnë për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.












