• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATI NË PS/ Hafizi: Kryetari jo “tokë e xanun”; Dade: Jo ndryshim statutit për të ligjëruar shkeljet

admin by admin
18 February, 2016
in Politika
0
DEBATI NË PS/ Hafizi: Kryetari jo “tokë e xanun”; Dade: Jo ndryshim statutit për të ligjëruar shkeljet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët kanë vuajtur shumë nga absolutizmi dhe autoritarizmi i pakufizuar dhe kjo nuk duhet të ndodhë në Partinë Socialiste.
Kështu mendojnë deputetet Arta Doda dhe Mimoza Hafizi, të cilat për emisionin “Të Paekspozuarit”  kanë ndarë shqetësimet  e tyre mbi zgjedhjet për kryetarin në PS.

Komentet e Arta Dades dhe Mimoza Hafizit

Dade: Në një forcë politike përkatësisht në Partinë Socialiste na mbledhin dokumentet themelore të saj, që janë statuti dhe programi dhe kjo ndodh në të gjitha partitë demokratike në të gjithë botën.
Hafizi: Ndodhemi në një situatë kur brenda Partisë Socialiste po mohohet e drejta e kandidimit dhe e zgjedhjes së njërit nga kolegët tanë, që ka kërkuar të kandidojë për kryetar partie. Po i mohoet e drejta zgjedhësve anëtarëve të Partisë Socialiste për ta zgjedhur apo për të mos e zgjedhur.
Hafizi: Situata është aq flagrante sa do të zgjonte nga apatia qytetarin më apolitik, imagjinoni se çfarë mund të ndjejë një anëtar i PS dhe sidomos unë që jam deputete e kësaj partie dhe përveç trazimit jam e detyruar të mbrojë normat e saj.
Dade: I jemi drejtuar Komisionit të Garancive statutore për të bërë interpretimin sipas vlerësimit të një grupi anëtarësh të Asamblesë por edhe jashtë Asamblesë, ish- deputetësh, në mënyrë që të kemi një material të shkruar për mënyrën sesi i vlerëson Komisioni i Garancive Statutore, shkeljet statutore.
Hafizi: Ndalimin e garës në përgjithësi në Partinë Socialiste e quaj si një notë të pamerituar për këtë parti. Një parti që ka dalë nga kaosi politik i vitit 1991 dhe me kurajën e atyre burrave dhe grave që themeluan në atë kohë u fut në shinat demokratike, ka qenë një nga shpresat e pakta të demokracisë në Shqipëri dhe kam frikë se kjo ngjarje dhe këto shkelje që po ndodhin janë momente të trishtuara drejt shkarjes në terrin antidemokratik.
Dade: Për fat të keq kjo ka ndodhur sepse edhe në hartimin e listave të mbyllura ka pasur shkelje statutore sepse statuti parasheh që përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Kuvend duhet të zgjidhjen përmes tre kandidaturave të ardhura nga baza e partisë, pastaj ja jep autoritetin Kryesisë së partisë për të caktuar listën.
Hafizi: Mentaliteti “tokë e xanun”, një njeri që e merr një post përgjithësisht mendon se e ka të përjetshëm dhe nuk do të lejojë të ketë një garë demokratike normale, për të zëvendësuar figurat, forumet elitat të cilat janë procese të domosdoshme demokratike.
Dade: Ne jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme, pra ky është viti vendimtar për Shqipërinë por edhe për PS, edhe për qeverinë tonë që e drejton dhe e qeverisë vendin, dhe sigurisht që ne duhet të hyjmë në zgjedhjet e tjera me një mandat të konsoliduar të kryetarit të partisë. Dhe konsolidimi i këtij mandati është vetëm nëpërmjet zgjedhjes një anëtar një votë.
Dade: Partitë e themeluara pas hapjes drejt demokracisë në vendet ish-komuniste po bëjnë hapa pas, në funksionimin e tyre dhe në respektimin e ligjit themeleor të partisë që është statuti.
Hafizi: Partitë politike shqiptare mund të jetë mjediset më të infektuara nga mentaliteti komunist i dikurshëm, në të gjithë atmosferën e jetës shqiptare. Unë mendoj kështu. Anëntarët e PS dhe qytetarët shqiptarë ta kenë të qartë se çfarë po ndodh. Po ndodh një diçka shumë e rëndësishme, nuk është një ngjarje që i përket vetëm jetës së brendshme të një partie po ndodh një ngjarje që cënon në kauzë të një partie politike që është partia më e madhe e cila qeverisë vendin.
Dade: Unë shpreh dëshpërimin e madh, që ka të tilla koncepte nga njerëz që janë emëruar për të bërë promovimin e Shqipërisë, për të ndryshuar imazhin dhe për t’ju krijuar perspektivë dhe shpresë, në mënyrë të veçantë të rinjve që të jetojnë këtu. Ky është argumenti më i dobët që jepet sepse në fitoren e Partisë Socialiste dhe përgjithësisht të koalicionit janë edhe votat e mia edhe të Blushit edhe të Mimoza Hafizit, edhe të Namik Dokles madje janë edhe votat atyre personave të përfshirë në listat e partisë, që kanë rezultuar tejet problematike. Dhe ne jemi vënë në fokus për të pastruar parlamentin nga njerëz me rekorde kriminale.
Hafizi: Argumentet në fakt po zhbëhen dita-ditës, se ne po shohim aktualisht sesi po ndërrohen delegatët e Kongresit të mëparshëm, që ka qenë Kongres i një partie fituese në 2013 dhe po zëvendësohen me disa delegatë të tjerë. Do të ndërrohen anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS të 2013, që ka qenë një parti fituese me disa anëtarë të një Asambleje Kombëtare, kjo do të ndodhë edhe me Kryesinë dhe gjithçka ndalet këtu. Dhe nuk lejohet të vazhdojë gara për kryetarin.
Dade: Unë dhe kolegia ime Hafizi, por ne kemi shprehur edhe mendimin e mjaft kolegëve, të cilët unë shpresoj se në një mbledhje të posaçme të Asamblesë që do të kemi për përgatitjen e Kongresit, ata do ta thonë mendimin e tyre pavarësisht që nuk janë bashkëngjitur në kërkesën që i kemi bërë zotit Ruçi.
Hafizi: Kryesia thuajse nuk ekziston, Asambleja thuajse nuk ekziston është mbledhur vetëm në korrikun e vitit të kaluar në një mbledhje disaorëshe të shpejtë.  Këto janë forume jo funskionale aktualisht dhe kjo është një tregues tjetër i asaj çfarë po ndodh në PS. I vetmi mjedis që mblidhet rregullisht është grupi parlamentar, i cili përgjithësisht është i fokusuar kryesisht në problemet e jetës parlamentare. Sa herë kemi dashur të ngremë problemet e jetës partiake, ka pasur një rezistencë.
Dade: Nuk mund të ndryshojmë statutin për të ligjëruar shkeljet flagrante të statutit sepse kjo më bën të mendoj për mentalitete që zënë vend edhe në zbatimin e ligjshmërisë së zbatimit të ligjit ku ne qeverisim, pra në aspektin më të gjerë në aspektin e drejtimit të shoqërisë apo edhe qeverisë.
Hafizi: Në grupin parlamentar nga bisedat që kam me kolegët përgjithësisht një pjesë e mirë e tyre nuk janë dakord me atë çfarë po ndodh.
Dade: Jam dakord që statuti të ndryshohet me miratimin e të gjithëve nëse ne do ta kufizojmë absolutizmin e pushtetit të numrit një. Shqiptarët kanë vuajtur shumë nga absolutizmi i pakufizuar dhe autoritarizmi i pakufizuar. Dhe në mënyrë të veçantë në PS kjo nuk duhet të ndodhë.

Previous Post

BATUTAT/ Arben Ahmetaj fiton dashurinë e një këngëtareje dhe ironinë e talljen e shumë të tjerëve

Next Post

Ben Blushi: PS sot është një parti e pushtuar për interesat pushtetit

admin

admin

Next Post
Ben Blushi: PS sot është një parti e pushtuar për interesat  pushtetit

Ben Blushi: PS sot është një parti e pushtuar për interesat pushtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.