Policia e Beratit ka arrestuar shtetasin Teki Hoxha, 23 vjeç, pasi akuzohet për përndjekjen e një vajzë 3 vjet më të madhe.
Sipas policisë Hoxha e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme në rrugë dhe nëpërmjet telefonit për rreth dy muaj shtetasen M.M, 26 vjeçe, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Përndjekja”, e parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal” – thotë policia.












