Mary Grace Trinidad, në momentet kur i’u afruan dhimbjet e lindjes ajo u fut në një restorant në Kaliforni e lindi fëmijën dhe e hodhi në mbeturina.
Punonjësit dhe klientët që gjendeshin brenda në restorant dëgjuan ulërimat e gruas në tualet për rreth 15- 20 minuta. Kur ajo doli nga tualeti ata panë që kishte gjakderdhje, mirëpo ajo eci me vrull nga dera e restorantit. Kur punonjësit hynë në tualet, panë fëmijën e sapolindur dhe menjëherë lajmëruan policinë, transmeton lajmi.net.
Policia ndoqi gjurmët e gjakut në tokë, dhe e gjetën atë pasi disa minutash, në pjesën e pasme të restorantit
Ajo u dërgua menjëherë në spital për trajtim, dhe akuzohet nga policia për tentim vrasjeje të fëmijës së saj, ndërkaq fëmija gjendet në spital dhe është në duar të sigurta.











