Protesta e sotme te Liqeni, ka pasur edhe një moment skandali.
Një grua protestuese u qëllua me shuplakë në fytyrë nga një efektiv policie, i cili më pas, siç duket edhe nga videoja, e ka kapur edhe prej flokësh gruan.
Gjithçka nisi kur gruaja i erdhi një ndihmë një të riu, që po dhunohej nga Policia. Ajo i hoqi kapelën policit, dhe ky i fundit reagoi jo si efektiv policie.











