Protesta e sotme e shoqërisë civile, nuk i ka prishur vetëm kryebashkiakut të Tiranës rehatinë, por edhe Kryeprokurorit. Përfaqësuesit e shoqërisë civile, ambientalistët e protestës së sotme “e kanë nxjerrë në punë” edhe të dielën Adriatik Llallën.
Thirrja publike e tyre për hetim nga organi i akuzës të lejes së ndërtimit për këndin e lojërave te Parku i Liqenit, “është dëgjuar” nga Prokurori i Përgjithshëm. Jo vetëm kaq, por pritet që rreth orës 19.00 në Prokurorinë e Përgjithshme, Llalla të zhvillojë një takim me ambientalistët. Objekt bisede pritet të jetë kërkesa e shoqërisë civile për zbardhjen e aferës së dyshimtë të ndërtimit të Parku i Liqenit.











