Një ankand me një çmim qesharak është lajmëruar në buletinin e radhës të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Sipas këtij lajmërimi mësohet se , një pasuri publike, Ndërmarrja e Shpërndarjes së Librit Shkollor, po nxirret në shitje me një çmim shumë të ulët.
Sipas njoftimit zyrtar mësohet se “Shpërndarja Librit Shkollor” sh. a. (shoqëri në likuidim e sipër) nxjerr për shitje me ankand me procedurë të hapur objektin ‘Magazine Nr. 2,kati përdhe, Tiranë. Sipërfaqe me 295,36 m2, në pronësi të ‘Shpërndarja e Librit Shkollor, sh. a., (në likuidim e sipër)’”.
Sipas të njëjtit njoftim, mësohet se vlera totale e kësaj magazine është 13 435 673 lekë (të reja).
Tabela
1-Vlera e përgjithshme e Magazinës është 11 960 000 lekë (pa vlerën e truallit).
2-Vlera e Librave Artistik është 1 075 673 lekë.
3-Vlera e librave e vlerësuar është 400 000 lekë.
4-Vlera totale është 13 435 673 lekë.
5-Sipërfaqja e magazinës është 295,36 m2.












