Liqeni Artificial në Tiranë duket se ka qënë në qëndër të vëmendjes këto ditë për shkak të kundërshtimit që ka hasur në të qëvëria për ndërtimine një projekti (parkun e fëmijëve). Shumë rezistentë duket të jenë opozita dhe shoqëria civile për këtë projekt të cilin e konsiderojnë të paligjshëm. Por që nga koha e ndërtimit të digës së Liqenit Artificial duket se në të kanë ndodhur ndryshime rënjësorë, qoftë edhe në betonizimin e tij. Kjo foto e publikuar së fundmi tregon se si ishte ai kohë më parë dhe se për cfarë e frekuentonin atë qytetarët.
Menjëherë pas ndërtimit të liqenit artificial me punë vullnetare ai u kthye në një pikë të vërtetë atraksioni për banorët e Tiranës. Njerzit bënin plazh dhe hedhje nga trampolina siç e tregon kjo foto e Petrit Kumit (1967), informon Lapsi.al.











