Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Kuvendit për çështjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.Kjo kërkesë e Partisë Demokratike lidhur me ndërprerjen e mandatit të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima është hedhur poshtë nga Kushtetuesja.
Pas publikimit të disa dokumenteve, sipas të cilave, ai kishte fituar tendera publikë gjatë kohës që kishte mandatin e deputetit, Partia Demokratike kërkoi që Kuvendi të dërgojë për shqyrtim në Kushtetuese ndërprerjen e mandatit të Kokëdhimës. Por kjo kërkesë e opozitës u hodh poshtë nga maxhoranca, e cila nuk pranoi ta çonte çështjen në Kushtetuese. Në këto kushte PD-ja iu drejtua vetë Kushtetueses duke i kërkuar që të rrëzojë këtë vendim të Kuvendit.
Në vendimin e saj gjykata vlerëson se “Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Konstatimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”. Kundër këtij vendimi të tetë anëtarëve ka dalë vetëm Sokol Berberi.











