Edhe pse dimri që kaluam ishte shumë më i ngrohtë, duke u ngatërruar shpesh edhe me pranverën, sërish është koha ti themi lamtumirë stinës së dimrit.
Edhe pse me reshje të pakta shiu, muaji shkurt do të mbyllet me temperatura të larta, raporton Tv Klan.
Ashtu siç edhe është parashikuar më herët nga sinoptikanët, marsi do të jetë një muaj i lagësht me reshje shiu, por temperaturat parashikohet të jenë të larta, tipike për stinën e pranverës.
Dimri i këtij viti mund të konsiderohet si një ndër me të ngrohtët e këtyre 10 viteve të fundit, ku termometri shënoi edhe temperatura 29 gradë.












