Arrestohen dy shqiptarë më dokumente false italiane, synonin të udhëtonin drejt Anglisë.
Saimir Meraj, 28 vjeç dhe Jaser Buzi, 34 vjeç u kapën sot në orën 10:00 gjatë kontrollit në aeroportin e Rinasit.
Shqiptarët synonin të udhëtonin drejt Anglisë përmes intenerarit Rinas – Stmaboll – Madrit – Manchester.
Pas kapjes së këtyre personave dyshohet se fshihet një grup falsifikuesish që merret me transportin ilegal të shqiptarëve nga Tirana në Madrid dhe pastaj në Manchester.












