Kryeministri, Edi Rama i cili po merr pjesë në Samitin e BERZH-it që po zhvillohet në Londër, nuk ka preferuar të qëndrojë në Britaninë e Madhe por ka zgjedhur të bëjë “vajtje-ardhje”. Ndoshta nga lodhja e këtij takimi, Kryeministri është fotografuar duke dremitur gjatë udhëtimit me avion. Ai e ka mbështetur kokën në dritaren e avionit dhe duket se po merr një sy gjyume. Fotoja e realizuar nga qytetarët dhe është publikuar në rrjetet sociale.











