Policia italiane ka vënë në pranga një 45 vjeçar, shtetas shqiptari pasi u kap me 300 doza heroinë. 45-vjeçari u arrestua në Rimini dhe pasi u kap nga policia ju kontrollua makina që ishte parkuar. Pas verifikimeve rezultoi se makina i përkiste një personi me precedent penal. Pas kontrollit të automjetit u zbulua se në një paketim për ushqime të ngrira gjendej një sasi heroinë e mjaftueshme për 300 doza, e cila në trego do të kapte një vlerë pre 10 mijë euro. Ndërsa gjatë kontrollit në apartamentin e shqiptarit, policia zbuloi se 6 mijë euro të fshehura në një kuti për CD.











