Gjykata Britanike ka shpallur fjator dhe ka dënuar një 40-vjeçari shqiptar. Bëhët fjalë për shtetasin Agim Isaku, i cili vrau bashkëshorten e tij. 40 vjecari e mbyti bashkëshorten, Elife Beqa, 33 vjeçe, për shkak të xhelozisë, pasi ajo fliste shpesh në Facebook.
Fillimisht Isaku e detyroi gruan të braktiste punën, ndërsa më vonë e dhunonte. Ngjarja ndodhi në 13 gusht të vitit të shkuar. Policinë e njoftoi vetë autori i krimit, duke thënë thjesht që gruaja e tij kishte vdekur, por pa dhënë shpjegime të tjera. Policia mbërriti në banesë dhe gjeti 33-vjeçaren të shtrirë përtokë dhe me shenja dhune në trup. Çifti ishte njohur kohë më parë përmes miqve të tyre të përbashkët.











