• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dekriminalizimi, Basha: Gati t’i votojmë që nesër aktet nënligjore

admin by admin
24 February, 2016
in Politika
0
Dekriminalizimi, Basha: Gati t’i votojmë që nesër aktet nënligjore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një intervistë për Top Channel, pas deklaratave të bëra nga eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka deklaruar se opozita është e gatshme t’i votojë që nesër në Kuvend aktet nënligjore që do të vinin në funksion ligjin e dekriminalizimit.

Zoti Basha, Knut Fleckenstein i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të miratojnë me shpejtësi aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. A do të ofrojë nesër opozita nesër për ta bërë këtë?
Absolutisht po! Opozita ka propozuar miratimin nesër të aktit nënligjor për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, si dhe ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit për të pezulluar në çdo rast funksionarët e arrestuar në flagrancë duke kryer vepra kundër jetës dhe shëndetit, pra vrasje ose plagosje me armë zjarri, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata. Miratimi i këtij ndryshimi në ligjin e dekriminalizimit dhe miratimi i aktit nënligjor për të cilin shpreh mbështetjen e plotë për qëndrimin e zotit Fleckenstein janë në fakt dy nga kushtet e Partisë Demokratike.

A po e shtoni shumë “menynë” e dekriminalizimit?
Aspak!

Po qeveria do ta miratojë këtë?
Do ta shohim nesër, por mungesa e vullnetit për ta miratuar do të dëshmojë edhe një herë se qeveria dhe kryeministri Rama nuk janë seriozë për dekriminalizimin dhe kjo do të ketë pasoja të rënda për vendin.

A po e përdorni krizën “Prenga” si një mundësi për të penguar reformën në drejtësi?
Absolutisht jo! Absolutisht jo! 

Çfarë prove jepni për këtë?
E para, premisa nuk u krijua nga PD. Prenga nuk u kthye në atë sallë nga PD por nga presioni i paligjshëm i Edi Ramës nga gjyqësori për të ushtruar këtë standard të tmerrshëm, ku një njeri botërisht i kapur në flagrancë jo vetëm nga policia por edhe nga media duke përdorur një armë të paligjshme zjarri gjakosi disa qytetarë dhe në vend që të jetë sot në arrest, në vend që të jetë i dënuar në fakt në një proces të shpejtë dhe të drejtë gjyqësor, është rikthyer në Parlament si pjesë e vullnetit të mbrapshtë të Edi Ramës. E kundërta qëndron. Edi Rama ka nesër rastin të provojë që ky nuk është një skenar personal i tij dhe e vetmja rrugë për ta bërë këtë është miratimi i ndryshimit të ligjit të dekriminalizimit dhe i vendimit për të futjen në fuqi të ligjit të dekriminalizimit, menjëherë. Nga ana tjetër, aq sa absurd është pretendimi që PD përmes kësaj synon bllokimin e reformës në drejtësi, kur PD është ajo që ka investuar që nga dita e parë për reformën në drejtësi dhe ka qenë Edi Rama ai që edhe sot pengon dialogun politik dhe konsensusin për një reformë sipas parimeve të shpallura nga Venecia. Unë mund të them edhe të kundërtën, që nëse Edi Rama nuk vepron duke miratuar ndryshimin për ligjin e dekriminalizimit, duke miratuar vendimin që e fut këtë ligj në zbatim, atëherë është Rama ai që ka interes të pengojë Parlamentin dhe të pengojë reformën në drejtësi.

Por ju keni thënë se do të bllokoni Parlamentin, do të thotë se do të bllokoni edhe reformën në drejtësi nëse PS nuk vepron?
Absolutisht është e kundërta. PD ka qenë, është dhe mbetet e gatshme që të japë gjithë kontributin e saj për reformën në drejtësi. Edi Rama nuk mund të kushtëzojë reformën në drejtësi me mbrojtjen e një personi që është arrestuar në flagrancë duke gjakosur qytetarët e tij me armë pa leje.  Nuk ka asnjë dilemë në këtë, nëse Edi Rama e bën këtë është ai penguesi i çdo hapi tjetër, është ai që me veprimet e tij bëhet pengesë për të gjithë hapat e tjerë dhe reformat e rëndësishme që vendi do të ndërmarrë. Partia Demokratike mbetet e vendosur për reformën në drejtësi, por Partia Demokratike dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të pranojnë asnjë çast që një person i kapur në flagrancë duke shtënë me armë të paligjshme mbi qytetarët të ulet në bankat e Parlamentit. Miratimi i ligjit për dekriminalizimin, miratimi i amendamenteve në këtë ligj nesër dhe miratimi i paketës, vendimit që fut ligjin në fuqi apo në zbatim është rruga e thjeshtë për të zgjidhur këtë problem të tmerrshëm që i është krijuar përsëri Shqipërisë dhe imazhit të saj në Europë. Mungesa e vullnetit politik për ta bërë këtë, që shpresoj të mos demonstrohet nesër, tregon qartë se Edi Rama nuk është serioz për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, për shpirtin dhe gërmën e këtij ligji. Dhe në raport me reformën në drejtësi tregon qartë se është gati të përdorë këtë kauzë kaq të rëndësishme, siç është dekriminalizimi, për të bllokuar më tej hapat që i shpërbejnë reformës në drejtësi. Por PD është e vendosur për reformën në drejtësi, sikundër mbetet e vendosur për zbatimin pa kushte të ligjit për dekriminalizmit dhe largimin e personave me rekorde kriminale dhe kriminelëve në hetim nga Parlamenti.

Zoti Basha, faleminderit!
Faleminderit juve!

Previous Post

SKANDAL/ Policia “rrëmben” anëtarin e Shoqatës së të Verbërve për gardhin e rrëzuar te “Liqeni”

Next Post

LETRA/ Armando Prenga “ngrin” marrëdhëniet me Kuvendin deri në vendimin e Gjykatës

admin

admin

Next Post
LETRA/ Armando Prenga “ngrin” marrëdhëniet me Kuvendin deri në vendimin e Gjykatës

LETRA/ Armando Prenga “ngrin” marrëdhëniet me Kuvendin deri në vendimin e Gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.