Viktima, Ervis Zyba
Një i ri është vrarë pas mesnatës së sotme në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë dhe viktima e armës së zjarrit është një21-vjeçar.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, teksa plumbat e kanë lënë të pajetë të riun Ervis Zyba. Ende jo zyrtarisht dyshohet se krimi ka ardhur pas një sherri në një lokal, ku u përfshi viktima dhe autorët.
Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për ngjarjet. Policia e Kurbinit, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.












