Foto Ilustruese
Një grabitje me armë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Bulqizës. Sipas policisë, mësohet se persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur 2 milionë lekë në Njësinë Administrative Zerqan.
Shuma e parave të grabitura ishte fondi i pensionistëve. Policia po punon për kapjen e autorëve.











