Në lidhje me ngjarjen e datës 24.02.2016, ku mbeti i plagosur shtetasi Landi (Nard) Noka, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Lezhë për shpalljen në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit: Roland Kaçorri, 34 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë Pasi në raportin mjeko – ligjor përfundimtar, është shprehur se plaga e shtetasit Land (Nard) Noka i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën , është shkaktuar nga arma e zjarrit.
Nga veprimet hetimore rezulton se autor kryesor i dyshuar është shtetasi Roland Kaçorri. Këta shtetas kanë pasur dhe konflikte të mëparshme me motiv konkurrencë biznesi. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Roland Kaçorri, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 1 armë zjarri automatik mod.56, 1 pushkë mod.56 , 2 granata difensive me ndezësa, 3 arka metalike me 1620 fishekë mod.56 , 1 çantë me 7 fishekë mod.G.F.L. 9 mm Luger , 1 qese plastike me rreth 60 gramë farë bimore e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kerkim edhe shtetasit: Nard(Tanush) Kaçorri , 40 vjeç, banues në Rrëshen , Tonin Kaçorri , 48 vjeç, banues në Rrëshen Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 2 gëzhoja të fishekut mod.54 kalibër 7.62 mm. Veprat penale “ Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë “ , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 78 – 22, 278/5 dhe 283 të Kodit Penal.












