Nga studio të ndryshme televizive, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk kanë kursyer batutat ndaj njëri-tjetrit.
“Lulzim Basha është një gënjeshtar që realisht kam arritur të mendoj se është i pafajshëm. Sepse e ka të pamundur fiziologjikisht që të mos gënjejë. Edhe kur i thua sa është ora, ai gënjen”, u shpreh Rama nga studio e “Top Story” të Sokol Ballës në TV “Top Channel”
“Rama gënjen të vdekurit. Gënjeu SHBA-të për armët kimike, gënjeu se ka qenë në meshën e parë në Shkodër… Dhe më thotë mua gënjeshtar”, u shpreh Basha nga studio e “Opinion” të Blendi Fevziut në TV “Klan”.












