Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsena armësh dhe ka arrestuar 50-vjeçarin Isamil Hyka si posedues të tyre. Ismail Hyko është banues në fshatin Karakullak.
Gjatë operacionit të koduar “arsenali”, janë sekuestruar një kallashnikov, dhjetëra granata dhe mijëra fishekë. Kontrolli në shtëpinë e Hykes u bë pas informacioneve se fshihte në banesën e tij armët. 50-vjeçari akuzohet për veprat penale, “trafikimi i armëve dhe i municionit”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “trafikimi i lëndëve plasëse”.











