Policia e Durrësit arrestoi sot një person i cili më 6 prill tentoi të vrasë me thikë një shtetase në shkallët e një pallati në këtë qytet.
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, Mario Spahiu 33 vjeç, banues në Durrës.
Spahiu, më 6 prill, rreth orës 21:50, në lagjen Nr.17, Durrës për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasen S.V. 34 vjeçe.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim”e mbetur në tentative dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja aspo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.











