Ka përfunduar mbledhja e Byrosë së Kuvendit. Në përfundim të saj janë dënuar me nga 7 ditë, përjashtim nga Kuvendi deputetët e Partisë Demokratike Bedri Hoxha dhe Gent Strazimiri, si dhe me 2 ditë, deputetja Albina Deda.
“Nuk habitemi sepse tashmë ky parlament e ka treguar fizionominë e tij mjaft qartë. Dënohen deputetët e opozitës dhe kryeministrit i rrahën krahët dhe e falënderuan për qëndrimin në Kuvend”, ironizoi Edmond Spaho në përfundim të mbledhjes.












