Foto Ilustruese
Dje në fshatin Shkafanaj, Manëz të rrethit Durrës, është mbytur në përroin e fshatit Tarin, fëmija e mitur S. SH., 5 vjeçe.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se fëmija, ka qenë duke luajtur në anë të përroit ku i ka rrëshqitur këmba dhe për pasojë ka rënë në përrua.
Pas kërkimeve trupi i pajetë i vajzës së vogël është gjetur sot.












