Skandal në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një video e transmetuar nga TV “Neës24”, tregon se si një i sëmurë transportohet pa barrelë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dje, kur një automjet ka transportuar një person të sëmurë deri te hyrja e spitalit.
Ndërkohë më pas, sikurse shihet në videon amatore, i sëmuri i cili ishte në tokë pa ndjenja, është transportuar nga persona të tjerë deri në ambientet e brendshme të spitalit. Kjo për shkak se aty nuk ndodhej asnjë nga stafi i spitalit dhe as barrelë për ta transportuar dhe për tu kujdesur për të.











