Komisioni për Reformën Statutore i mandatuar nga Asambleja Kombëtare e Partisë përmbylli punën për hartimin e statutit të ri të PS-së duke perjashtuar zgjedhjet per kryetarin ne rastin kur partia eshte ne qeveri.
Nese statuti I ri do te votohet qe ne fillim te kongresit, atehere edhe procedurialisht rrezohet votimi per kryetar te PS duke siguruar Edi Ramen ne postin e kryetarit.
“Ka një sërë rrethanash që e bëjnë të nevojshme ndryshimin e statutit të ri të PS. Është reflektim dhe i problematikave të shfaqura dhe gabimeve të bëra” tha deputeti Fatmir Xhafaj në një prononcim për median nga selia e PS-së
Sipas Xhafës statuti aktual ka të nevojshme të qartësojë më mirë të gjithë standardet lidhur me përfaqësimin gjinor, kontributet në parti , shmangien e konflikit të interesit
Në draft nuk ndryshon parimi i zgjedhjes së kryetarit të partisë në bazë të parimit një anëtar një votë por “duke bërë specifikim të rastit kur partia është në opozitë dhe kur është në qeverisje”
Ndërkohë risi janë dhe rregullat për financimin e partisë, ku sipas Xhafës garantohet transparencë e financimeve për fushatat zgjedhore.
“Është i domosdoshëm ndryshimi tërësor i dokumentit themelor dhe miratimi i një satatuti të ri në Kongresin e 19 marsit” nënvizoi Xhafa.
Të gjitha këto ndryshime dukest se janë bërë në favor edhe të karriges së kryetarit dhe kryeministrit aktual nga PS Edi Ramës. Me specifikimin “kur partia është në opozitë dhe kur ajo është në qeverisje” pikërisht kjo lë të pa prekur pozicionin aktual të Edi Ramës. Po ashtu tregon qartë që në PS nuk do të ketë një garë për kryetarë.
Kush janë ndryshimet kryesore të pr/statutit
– Sjell ndryshime në parimet themelore të veprimit politik duke theksuar fort parimin e kolegjialitetit, zgjedhshmërinë e strukturave
– Statuti i ri vendos më shumë në fokus anëtarin e PS-së
-Ka përcaktuar disa dispozita të tjera duke qartësuar dhe dispozitat lidhur me zgjedhjen dhe funksionimin e strukutrave kryesore të partisë, kryetarit, asamblesë, kryesisë dhe sekretariatit organizativ.
-Përfaqësimi organizativ në legjilativ dhe organizativ, mënyra e përzgjedhjes dhe llogaridhënia e të zgjedhurve janë një sërë parashikesh të reja
-Rrregulla për financimin e partisë. Garantohet transparenca maksimale për financimin e fushatës elektorale
-Mban në themel Kryetari i PS-së zgjidhet sipas parimit një anëtar nëj votë por duke bërë specifikim të rastit kur partia është në opozitë dhe kur është në qeverisjen
Projekt statute do i paraqitet Asamblesë Kombëtare për tia kaluar më pas Kongresit i cili ka autoritetin e plotë për ta shqyrtuar dhe miratuar këtë dokument të rëndësishëm për jetën e PS-së. Për herë të fundit statuti u ndryshua në 2011.











