Deputetët e PD vijuan edhe sot bojkotin e Komisioneve Parlamentare, si shenjë proteste ndaj rikthimit të deputetit socialist Armando Prenga në parlament dhe vonesës së zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.
Komisioni i Ligjeve u detyrua sot të pezullojë mbledhjen e tij për shkak të mungesës së kuorumit. PD pritet të bojkotojë komisionet edhe ditët e tjera duke shënuar javën e dytë të bojkotit të veprimtarisë së Kuvendit.
Një ditë më parë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka tha se është në axhendë edhe dorëzimi i mandateve nëse PS nuk ndërpret lidhjet e saj me kriminelët qoftë në parlament e qoftë në strukturat e saj.












