Një situatë të tmershme është duke përjetuar Moska. Mediat raportojnë se një grua e veshur e gjitha me të zeza nga nxjerrë nga canta kokën e prerë të një fëmije dhe thërriste “Allahu Ekber”
Stacioni u rrethua me urgjencë nga forcat policore, ndërkohë që Rt ka postuar edhe videon e frikshme. Gruaja flitet se uleriste se kishte vrarë fëmijën, ndërkohë që më herët e njëjta media raportoi se ishte gjetur trupi pa kokë i një fëmije, i moshës 3-4 vjeç.
Sipas Rt, gruaja ishte babysitter. Sipas Ria Novosti, gruaja i kishte vënë flakën apartamentit ku kujdesej për fëmijën, për arsye që ende nuk dihen, pasi e kishte vrarë. Prindërit e fëmijës ishin jashtë shtëpisë së bashku me fëmijën më të madh.











