Marjan Rroku kishte nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një emër të ri, dokumente false, bashkëjetonte me gruan e tij, me të cilën kishte sjellë në jetë edhe një djalë.
Ai jetonte në një apartament i cili kishte dy dhoma gjumi, në Queens. Aty kishte qëndruar për rreth 2 vjet e gjysmë deri para arrestimit të tij. Madje kishte në pronësi një kompani ndërtimi, Master Design dhe Build Inc.
Me sa duket, Rroku nuk ka tërhequr një vëmendje të madhe. Disa fqinjë e kanë përshkruar atë si një njeri të qetë madje për gruan gëzonin një simpati të veçantë pasi dukej shumë e sjellshme.
Çdo mëngjes, Rroku e pinte kafen në SB Deli, një lokal pranë shtëpisë së tij. Menaxherja e lokalit, Tjendra ka thënë se Rroku zakonisht nuk fliste shumë.
Ai shkonte gjithnjë aty para orës 7 të mëngjesit dhe porosiste një kafe të madhe të përzier me qumësht dhe i hidhte tri sheqer.
“Gjithmonë paguante fiks. Kjo është me të vërtetë shokuese”, tha Tjendra, kur dëgjoi akuzat për ish-klientin. “Ai është një djalë i mirë”.
Por një nga pronarët e mëparshëm të një banese ku kishte jetuar Rroku kishte telefonuar policinë në vitin 2005 dhe denoncoi një shqetësim, tha Marshalli Connolly që ka arrestuar shqiptarin e kërkuar.
Ajo u tha autoriteteve se kur i kërkoi Rrokut të ikte nga banesa e saj në Queens, ai e kërcënoi se do ta vriste atë dhe familjen e saj. /Panorama/
*Marjani dhe viktimat













