Policia vendore e Bulqizës bënë të ditur se ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi akuzohet për rrëmbim me dhunë dhe abuzim seksual me një vajzë 13-vjeçare.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se Denis Havalja u prangos sot, me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Po kështu ai drejtonte edhe mjetin pa patentë.
Policia ende nuk jep detaje për rrethanat e ngjarjes, të cilat pritet të zbardhen.












