Vazhdon të jetë një nga vendet e rezkishëm për makinat që vijnë nga autostrada e Elbasanit në drejtim të Tiranës dhe që kalojnë nga Unaza e Madhe. Në mënyrë të vazhdueshme ky vend është bërë shkak i aksidenteve të ndryshme, në disa raste edhe me marrjen e jetëve, por asnjë masë nuk po merret nga autoritet vendore për përshpejtimine këtyre punimeve. Ky është vendi ku kanë ngecuar punimet për Unazën e Madhe në kryeqytet dhe që vazhdimisht është kthyer në një rrezik për shoferët që vijnë nga autostrada me shpejtësi dhe në fund e gjejnë veten të përplasur në këtë vend. Edhe sot një tjetër akisident ka ndodhur në mbikalimin në afërsi të Kopshtit Botanik, ku një makin e tipit ‘Nisan” është përplasur me barrierat e vendosuran aty nga firma ndërtuese. Në automjet ndodhej një cift të cilët fatmirsisht shpëtuan pa asnjë dëmtim nga ky aksident. Vetëm automjeti është dmtuar.