Deputeti Alfred Peza, i cili në kohën kur Marjan Rroku kreu vrasjen e Alda dhe Mbarime Canaj, ishte kryeredaktor në gazetën “Korrieri”, ka sjellë edhe një detaj, të cilin e ka mësuar nga një shef krimesh. Peza tha se Marjan Rroku, pasi vrau nënë e bijë, në oborrin e Pallatit të Sportit, është pritur nga një makinë e cila qëndronte aty pranë dhe me të cilën më pas është larguar, për të humbur gjurmët për 10 vitë me radhë.











