Qeveria shqiptare ka rikthyer modelin e dhënies së pronave publike me qera simbolike 1 euro duke bërë një prapakthehu të madhe pas kritikave të ashpra që ish-shefi i opozitës së majtë Edi rama i ka pasë bërë kësaj iniciative të qeverisë Berisha.
Në një mbledhje të qeverisë mbajtur ditën e sotme është miratuar vendimi që lejon dhënien me qera për investitorë të ndryshëm të pronave dhe objekteve publike me vetëm 1 euro.
Qeraja mund të jepet për një kohe deri në 99 vjet dhe kryesisht për industrinë apo projektet në turizëm.
Më poshtë është vendimi i qeverisë:
Ky është vetëm fillimi i tërheqjes së qeverisë nga strategjia e taksave dhe tarifave të larta që sollën dështimin ekonomik të qeverisë së majtë. Por cdo tërheqje nga strategjia e tyre furnizon opozitën e cila vazhdimisht ka kritikuar qeverinë për mungesën e një oferte ekonomike dhe financiare për vendin.












