Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu u ndalua sot nga policia në zyrën e tij bashkë me tre aktivistë të tjerë të kësaj partie.
Shkak për ndalimin e tyre është bërë një protestë para Bashkisë së Tiranës drejtuar ndaj kryetarit të saj Erion Veliaj.
Militantët e Aleancës janë përpjekur të gozhdojnë dyert e bashkisë dhe janë përplasur me policinë.











