Janë dënuar me burg për jetë 3 autorët e vrasjes së dy kunatave të moshuara në Durrës. Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli, akuzohen për vrasjen e dy të moshuarave, Elsa e Gjinofeva Vava, mesnatën e 2 shtatorit të 2014.
Indrit Shaqja, nga Shijaku, Vilson Elmazi nga Elbasani, kushëriri i tij dhe nipi i dy viktimave, Artur Kacanolli kanë marrë dënimin maksimal në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.












