Kryetari i PS-së, Edi Rama ka refuzuar të ftojë në një takim në Elbasan edhe deputetin e këtij qarku Ben Blushi.
Blushi ka konfirmuar për mediat se Rama ka marrë me vete të gjithë deputetët e zonës ndërkohë që e ka përjashtuar deputetin kritik.
Në një njoftim të transmetuar nga neës24, ai ka deklaruar se ka ndërmend të shkojë në takim. “Unë kam kryesuar listën e deputetëve të zonës në vitin 2013, kështu që askush nuk mund të më izolojë nga votuesit e mi”.
Në vijim Blushi ka thënë se posti i kryetarit të PS-së nuk mund të dhurohet duke deklaruar se do të marrë pjesë në atë takim për t’u shpjeguar socialistëve se pse duhet të bëhen zgjedhje në PS.












